Krismat e armës nuk janë dëgjuar nga askush!
Takoi kolegët dhe miqtë, zbulohen lëvizjet e policit që vrau veten!
Dedaje të tjera zbulohen nga ngjarja e rëndë e verëvrasjes së punonjësit të policisë në Durrës. Mësohet se para se polici të kryente aktin, takoi në zyrë miqtë dhe kolegët e vetë. Po ashtu bëhet me dije se nesër do të kryhet një eksperiment pasi sipas punonjësve të policisë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga shkrepja e armës.
“Para se të dorëzonte zyrën ka takuar miqtë dhe kolegët e tij. Kanë qenë familjarët që kanë lajmëruar kolegët e punës pasi nuk kishin asnjë komunikim me Pjeçin. Trupi i oficerit të policisë është dërguar në morg për të kryer ekspertizën ligjore. Në momentin që është qitur plumbi nuk është dëgjuar nga asnjë prej punonjëseve. Po ashtu dyshohet se trupi është gjetur dy orë pas aktit të vetëvrasjes. Nesër do bëhet dhe një eksperiment se përse nuk u dëgjua zhurma e armës së shkrepur.
Sa i takon arsyeve, dyshohet se shkak është bërë një dënim nga Gjykata e Durrësit, duke bërë që ai të largohej përgjithmonë nga forcat blu.
Pjeçi në vitin 2022 ka pasur një konflikt me fqinjin e tij po polic, ku ka pasur përplasje fizike mes tyre. Shkak është bërë një tendë në zonën e plazhit. Kanë qenë fillimisht gratë e tyre që janë zënë dhe më pas janë përfshirë dy policët. Të dy kanë mbetur të dëmtuar dhe janë vënë nën hetim për akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.
Gjykata pak ditë më parë ka marrë vendim për ta shpallur atë fajtor dhe kjo ka sjellë largimin nga detyra. Mësohet se sot i është komunikuar kjo gjë dhe dyshohet se ka bërë që ai të kryejë aktin e rëndë. Vetë familjarët kanë thënë se efektivi prej ditësh ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
“Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.
Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.
Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit“, tha policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



