Kriza e ujit në Europë thellohet, rezervat po bien ndjeshëm
Paralajmërimi për pasoja të menjëhershme
Rezervat ujore të Europës po pakësohen me ritme alarmante, sipas një analize të re të bazuar në mbi 20 vite të dhëna satelitore. Hulumtimi, i kryer nga shkencëtarët e University College London në bashkëpunim me Watershed Investigations dhe The Guardian, tregon se një pjesë e madhe e Europës jugore dhe qendrore – nga Spanja e Italia deri në Poloni dhe madje edhe një zonë e Mbretërisë së Bashkuar – po përjetojnë tharje të vazhdueshme të burimeve ujore.
Satelitët: Ujërat nëntokësore, lumenjtë dhe liqenet po humbasin rezervat
Sipas matjeve satelitore që monitorojnë ndryshimet në fushën gravitacionale të Tokës, ujërat e nëndheshëm, lumenjtë, liqenet dhe akullnajat në këto zona janë tkurrur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.
Ndërkohë, veriu dhe veriperëndimi i kontinentit – veçanërisht Skandinavia, një pjesë e Britanisë dhe Portugalia – po bëhen gjithnjë e më të lagësht, duke përjetuar reshje më të shumta.
Studiuesit theksojnë se të dhënat përputhen plotësisht me parashikimet e modeleve të krizës klimatike.
“Nuk flasim më për 1.5 gradë, po shkojmë drejt +2°C”
Profesori Mohammad Shamsudduha paralajmëron se kontinentit i ka ikur koha për të frenuar ngrohjen globale në 1.5°C:
“Nuk flasim më për kufizimin e ngrohjes në 1.5 gradë. Po shkojmë drejt 2 gradëve dhe po shohim pasojat në kohë reale.”
Edhe ujërat nëntokësore në rënie: rrezik i madh për furnizimin publik
Edhe pse konsideroheshin më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike, rezervat e ujërave nëntokësore janë duke rënë. Në Mbretërinë e Bashkuar, situata paraqitet e përzier: west-i po laget më shumë, ndërsa lindja po përjeton tharje, me periudha shiut të fortë të cilat pasohet nga thatësira të gjata.
Në Europën Juglindore, ku rreth 70% e ujit të pijshëm vjen nga nëntoka, kjo rënie përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për furnizimin publik.
Agjencia Europiane e Mjedisit: Shfrytëzimi i ujërave nëntokësore në rritje
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Mjedisit, sasia e përgjithshme e ujit të marrë nga burimet sipërfaqësore dhe nëntokësore ka rënë që prej vitit 2000.
Por paralelisht, shfrytëzimi i ujërave nëntokësore është rritur me 6%, kryesisht për bujqësi dhe furnizim publik – një presion shtesë mbi rezervat që tashmë janë të kufizuara.
BE shpall strategjinë e re: Efikasitet +10% deri në vitin 2030
Komisioni Europian ka paralajmëruar një strategji të re për rritjen e reziliencës ndaj mungesës së ujit, e cila synon të ndihmojë vendet anëtare të përballen me presionet që vijnë nga ngrohja globale dhe abuzimi me burimet natyrore.
Brukseli kërkon:
• rritje të efikasitetit të përdorimit të ujit me të paktën 10% deri në 2030,
• uljen e humbjeve në rrjetet e shpërndarjes, të cilat në disa vende arrijnë deri në 57%.
Europa drejt një epoke të tharjes së përhershme?
Ekspertët paralajmërojnë se nëse trendi vazhdon, pjesë të mëdha të kontinentit rrezikojnë të hyjnë në një epokë të re me mungesë kronike uji, e cila do të ndikojë furnizimin publik, bujqësinë dhe sistemet natyrore.
Një fenomen që deri dje dukej i largët, sot po dokumentohet në kohë reale nga satelitët – dhe goditjet e para po i ndjejnë miliona qytetarë europianë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



