Paralajmëron Berisha: Rama-Balluku skandal ndërkombëtar, do nxjerr faktet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një deklaratë për mediat ku dënoi ashpër atë që ai e cilësoi si “skandal madhor ndërkombëtar” që përfshin kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Berisha tha se së shpejti do të publikojë dokumente dhe fakte të reja për t’ua paraqitur qytetarëve.
“Skandal madhor ndërkombëtar. Unë do të paraqes dokumente dhe fakte para shqiptarëve, për aktin e paprecedent të Edi Ramës dhe Ballukut. Ata kanë kryer një skandal ndërkombëtar. Dje Rama mashtroi shqiptarët dhe Europën, dhe këtë do ta dënoj me forcën më të madhe,” u shpreh ai.
Më tej, Berisha akuzoi drejtësinë për vendime politike kundër tij, duke shtuar se mekanizmat e kontrollit dhe vetingut “po i kthehen vetë autorëve”.
“Në të gjitha hetimet e mia, gjykata ka dhënë vendime politike kundër meje. Por kush ja bën, ja gjen vetingu. I ranë kokës. Unë kisha dërguar nenin për heqjen e çdo lloj mbrojtjeje për deputetin, por këta e forcuan. Tani le të vazhdojmë,” tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



