Kroacia nën pushtetin e flakëve
zjarri godet Lokva Rogoznicën: qindra zjarrfikës në betejë me vatrat
Situatë e rëndë në Kroaci, ku zjarret kanë përfshirë zonën e Lokva Rogoznicës, pranë qytetit bregdetar Omiš, duke rrezikuar banesa dhe zona të frekuentuara nga turistët.
Flakët, të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, u përhapën me shpejtësi gjatë natës, ndërsa rreth 1 mijë banorë dhe turistë u evakuuan nga zonat e rrezikuara. (Reuters)
Sipas raportimeve, zjarri ka përfshirë mbi 1 mijë hektarë, duke shkaktuar dëme në banesa, automjete dhe sipërfaqe pyjore. Dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. (Reuters)
Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra zjarrfikës, dhjetëra automjete dhe mjete ajrore, ndërsa era e fortë ka vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen. (Reuters)
Pamjet nga Lokva Rogoznica tregojnë përmasat dramatike të zjarrit dhe betejën e pandërprerë të ekipeve të emergjencës për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe pronat.
Në këto momente të vështira, solidaritet me popullin kroat dhe respekt për zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës që po përballen drejtpërdrejt me flakët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



