E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi paralajmëron kolaps ekonomik: Shumë shpejt shqiptarët do të mbetetn pa rroga
Politikë

Kryemadhi paralajmëron kolaps ekonomik: Shumë shpejt shqiptarët do të mbetetn pa rroga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mendon se mos hapja e negociatave është vetëm për faj të qeverisë.

Sipas saj opozita prej kohësh ka kërkuar një pakt kombëtar për integrimin, por kjo nuk është dëgjuar nga qeveria.

“Pakti kombëtar është shumë i thjeshtë. Ne si LSI por edhe zoti Basha, është diskutuar dhe me ndërkombëtarët. E vetmja negociatë që kërkohej ishte krijimi i një qeverie teknike. Të bënim atë që bëri Kroacia para disa viteve. Pakti kombëtar është dhe miratimi i reformës në drejtësi. Çfarë ndodhi, nuk e donin, donin ta grabisnin reformën në drejtësi dhe tani e kanë mbi hanxhar mbi kokë. Edhe ndërkombëtarët, Lu dhe Vlahutin… Ku janë ata të dy sot? Ne jemi këtu dhe po kapemi për flokësh edhe pse ti dhe Ditmiri s’kemi flok.Ne si LSI kemi përgjegjësi që i dhamë votë të pakushtëzuar Ramës në 2013”, tha Kryemadhi.

Mes të tjerash kryetarja e LSI-së pohoi se shqiptarët do të mbeten pa rroga. “Kolapsin ekonomik që do t’ju ndodhi shumë shpejt shqiptarëve. Ku do të ngelen shqiptarët pa rroga dhe pensionistët pa pensione. Fshehja e transparencës së Ministrisë së Financave për thesarin është një krim tjetër… Po po, pa rroga do mbeten shqiptarët…”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.