E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi përplaset me Lubonjën: Siç ke ndërtuar ti pallate, kam ndërtuar dhe unë
Politikë

Kryemadhi përplaset me Lubonjën: Siç ke ndërtuar ti pallate, kam ndërtuar dhe unë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Real story”, në “News 24”, ka debatuar me analistin, Fatos Lubonja,

 

Ndërsa kryemadhi përmendi shkollimin e fëmijëve të saj në Londër, Lubonja tha se klasa politike me këtë logjikë ka ecur, që “t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”.

Kjo ka revoltuar Kryemadhin, e cila ka thënë se është e gabuar fakti që i fusim të gjithë në një kazan.

monika lubonjka

Pjesë nga debati:
Lubonja: Logjika që na çoi këtu ishte që “ne t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”.
Kryemadhi: Fakti që i fusim të gjithë në një kazan, normal që njerëzit nuk dinë të dallojnë pastaj. Partitë politike kanë faj, edhe krerët e partive, edhe mediet, të gjithë kanë faj. Njerëzit duhet të dinë sa para janë shpenzuar nga ky vit, në këtë vit. Nuk ndjehem keq pse vajza ime shkollohet për matematikë në Londër, se kush do ma shkollonte këtu.

Lubonja: Po ç’lidhje ka kjo tani. Pse bën këtë lëmsh, po flasim për gjithë klasën politike.
Kryemadhi: Siç ke ndërtuar ti pallate te vila jote, kam ndërtuar edhe unë. Unë kam pas një mundësi, që ma kanë dhënë prindërit.

Lubonja: Atëherë mos u anko për Edi Ramën fare. Fol me Skënderin tani, se unë mbarova.
Kryemadhi: Makineria e propagandës është shumë e madhe, sa të mbyt. Unë nuk jam si Edi Rama, kam kontribuuar më shumë se ai, se kam qenë e sulmuar si bashkëshortja e Ilir Metës. Ndërsa Edi Rama ka kaq shumë vite në pushtet dhe askush nuk flet për koncesionet e tij.
Lubonja: Po pse tani u bënë ato, po kur ishe ti në pushtet.
Kryemadhi: Nga 2013-2015 qeverisja ka funksionuar në mënyrë perfekte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.