Kryeministri Rama dënon sulmi ndaj Izraelit: Kërcënim për të destabilizuar rajonin, duhet armëpushim në Gaza!

Kryeministri Edi Rama, ka dënuar sulmin mbrëmjes së djeshme të Iranit kundër Izraelit. Me anë të një reagimi në rrjetin social “X”, tha se ky sulm përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.

Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit“, tha ai.

Ai bëri thirrje për një armëpushim në Gaza dhe sigurimin për kthimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi që nga 7 tetori i vitit të shkuar.

“Shqipëria thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”, përfundoi postimin e tij Rama.

Publikuar nga Publik Media