E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama i thur lavde Erdoganit: Pa Erdoganin muret  e Europës nuk do të qëndronin në këmbë
Lajme

Kryeministri Rama i thur lavde Erdoganit: Pa Erdoganin muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë

Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do të ishte i sigurt

Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ndërkombëtar të TRT duke i thurur elozhe Erdoganit.

Sipas tij, kancelarja Merkel u hapi derën emigrantëve në Gjermani por pa Erdoganin muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë.

“Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që u hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdoganin, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë”, ka thënë Rama.

Sipas tij Ankaraja ka ulur vellon e të qenit anëtare e NATO-s dhe ka veshur petkun e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë.

“Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainën, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike. Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, në Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tone”, ka thënë më tej Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.