E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama:Propozoj  një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.
Lajme

Kryeministri Rama:Propozoj një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Te pranishëm në Prishtinë janë ish-kryeministri Sali Berisha, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse me kete rast. Shefi i Qeverisë shqiptare, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama, në fjalimin e tij, shkruan Gazeta Express.

“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar ai.

Ai ka këshilluar Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun për fqinjësi të mirë dhe të bëhen pjesë e BE’së si dy Shtete të pavarura.

“Ma falni shmangien e historisë në këtë fjalim përshendetës”, tha nder te tjera Rama.

“Besoj se jeni të tërë në një mendje që vetëm 2 dekada më parë kremtimi i pavarësisë së Kosovës ishte më shumë utopi se sa një objektiv i arritshëm në harkun e gjallesës sonë, lërë me pastaj adresimi i kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës për 10 vjetorin që s’do ishte i mundur as përmes fantazisë më pjellore letrare. Por e gjitha kjo ka ndodhur dhe kur rënia e idealeve politike dukeshin si fat i pashmangshëm, angazhimi i paepur i njerëve të zakonshëm të këtij vendim heronjve e ka bërë të mundur më të pamundurën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.