Refuzimi i Metës për plotfuqishmërinë, Bushati i përgjigjet kërkesave të presidentit
Shqipërisë, vetëm pak ditë pasi Ilir Meta bëri publike letrën që i kishte dërguar ministrisë se Jashtme duke kërkuar përgjigje për disa pika që ishin të pathëna në kërkesën e dërguar për të dhënë plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë.
E ndërsa Meta kërkoi detaje për negociatorët, metodologjinë dhe objektin e negociatave, MEPJ përmes një njoftimi të shkurtër për mediat ka bërë të ditur se i është përgjigjur kërkesave të presidentit.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës”.
Sakaq, burime pranë presidencës kanë konfirmuar marrjen e letrës së ministrit Bushati dhe se bëhet e ditur se shqyrtohet nga personat kompetentë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



