E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i  Akademisë së Shkencave shoku Skender Gjinushi nis punën
Politikë

Kryetari i Akademisë së Shkencave shoku Skender Gjinushi nis punën

Skënder Gjinushi nis sot zyrtarisht punën si kryetar i Akademisë së Shkencave. Ky vendim vjen pas mbledhje së Asamblesë dhe Kryesisë së Akademikëve, pavarësisht se Presidenti Meta nuk e dekretoi në krye të Akademisë së Shkencave.

Në një deklaratë për mediat, Gjinushi e cilësoi politik mos dekretimin nga Presidenti Meta, ndërsa, sa i përket zgjedhjes së tij në Krye të Akademisë me ligjin e vjetër, Gjinushi tha se ligjet nuk cenojnë mandatet e fituara dhe se edhe me ligjin e ri Presidenti bën vetëm emërimin, ndërsa vendimin e merr Asambleja.

 

Gjinushi-ofendon-gazetaren-696x411

“Institucion që me shumicë dërrmuese uzurpon veten nuk ka. Nuk është lajm që Fuga voton kundër, lajm do jetë kur të votojë pro për një çështje. Kapet me një tjetër temë që reforma është bërë edhe me ndihmën e politikës, por edhe me presion, të inspiruar nga një grup mediokrish, ata që ngatërrojnë platformën me projektligjin, që nuk janë në gjendje të kuptojnë çfarë është reformë dhe çfarë është pastrim institucional. Reformat janë kuptuar me lëvizje njerëzish. Ka pasure presion që reforma të bëhej me ribërjen e trupës së profesorëve.

Ndjehem shumë mirë që Meta nuk më dekretoi sepse u tregua qartë  që nuk u soll vullneti i politikës në Akademinë e Shkencës, e kundërta. Fakti që faktorë të ndryshëm kanë bërë kundërshtim tregon qartë se reforma ishte jashtë ndikimeve politike dhe ishte kundër politikave nëntavolinë që kërkonin vetëm të ndërhynin ën Akademi dhe Presidenti me sa duket u bë palë me këto segmente. Me sa duket Meta si avokat ka marrë Fugën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe këtu tregohet lidhja nga është inspiruar Meta dhe kjo është fatkeqësi.

Ligjet nuk cenojnë mandate e fituara, në rast se shton dispozita kalimtare, për të hequr mandatet e fituara është e papranueshme dhe këtë e pengon Gjykata Kushtetuese. Sipas ligjit të vjetër Presidenti duhet të bëjë vetëm emërim dhe ligji i ri ja merr në konsideratë edhe refuzimin, por thotë se vendimin e merr Asambleja”, tha Gjinushi.

Gazetarja e kulturës Enkelejda Mema: Kur lindi dëshira për tu bërë Kryetar i Akademisë në lindje të reformës apo gjatë saj?

Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde!

Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, se me lindjen time keni qenë kryetar partie.

Gjinushi: Epo shumë bukur, dakord!

Gazetarja këmbëngul: Kur të lindi ideja, para apo gjatë reformës?

Gjinushi: O çupë mos bëj pyetje që nuk kanë përgjigje!

Gazetarja: Pse s’ke përgjigje, duhet të kesh!

Gjinushi: Kishit pyetje tjetër?

Gazetarët: Faleminderit!

Kur është duke u larguar, Gjinushi i drejtohet gazetares:

Gjinushi: Je shumë e eksituar seksualisht duhet të mjekohesh!

Gazetarja: Sapo je zgjedhur Kryetar i Akademisë! I paedukatë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.