Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, pret ikonën e muzikës greke Glykeria
Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka pritur në një takim zyrtar këngëtaren e njohur greke Glykeria, një nga emrat më të spikatur të muzikës helene.
Përmes një postimi, Tavo e cilësoi vizitën si një nder të veçantë për Himarën, duke vlerësuar kontributin e artistes në muzikën greke dhe ndikimin e saj te breza të tërë dëgjuesish.
“Patëm kënaqësinë dhe nderin e veçantë të mirëprisnim në Bashkinë e Himarës zonjën e madhe të këngës greke, Glykeria. Prania e saj na mbushi me emocion dhe na zgjoi kujtime të bukura, përmes një karriere të pasur me këngë të mrekullueshme që kanë shënjuar breza të tërë,” shkruan Tavo.
Kryebashkiaku e falënderoi artisten për vizitën, duke i uruar shëndet, forcë dhe suksese të mëtejshme në karrierën e saj artistike.
“Himara do të jetë gjithmonë një përqafim i ngrohtë dhe mikpritës për të,” përfundon mesazhi i publikuar nga Vangjel Tavo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



