E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shmanget tragjedia, shpëtohen 5 turistë të huaj te Gjiri i Filikurit
Lajme

Shmanget tragjedia, shpëtohen 5 turistë të huaj te Gjiri i Filikurit

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë me sukses në dy situata emergjente të regjistruara në zonën e Gjirit të Filikurit, duke shpëtuar pesë turistë të huaj që u përballën me rrezik real gjatë qëndrimit të tyre në bregdetin jugor.

Ngjarja e parë përfshin katër turistë, dy shtetas suedezë dhe dy britanikë, të cilët kishin nisur një lundrim me kajak nga zona e Potamit drejt Gjirit të Filikurit. Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, me erë të fortë dhe dallgë të larta, ata humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të izoluar në det.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërmorën menjëherë një operacion kërkimi përgjatë vijës bregdetare. Turistët u lokalizuan pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq” dhe u transportuan në mënyrë të sigurt, pa pësuar lëndime.

Në një tjetër rast, një turiste australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në të njëjtën zonë. Një mjet lundrues i Policisë Kufitare u angazhua menjëherë, duke bërë të mundur gjetjen dhe evakuimin e saj drejt Portit të Himarës. Më pas, ajo u transportua për ndihmë mjekësore në spital.

Të gjithë turistët shprehën mirënjohjen për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar nga strukturat e Policisë Kufitare.

Autoritetet vijojnë të mbeten në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve, ndërsa u bëjnë apel të gjithëve që në raste emergjente të kontaktojnë menjëherë numrin unik 112.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.