KRYETARI I BORDIT TË FK PARTIZANIT I PËRGJIGJET DR.PROF. SALI BERISHËS
Plaku i rrjedhur demokrat doli sot e foli se klubin Partizani e ka Olsi Rama. Ky mashtrues ordiner vazhdon të shpifë në vazhdimësi për një klub në pronësi të biznesmenit Gazment Demi. Olsi është thjesht rrogëtar, si gjithë stafi tjetër, dhe kjo mund të vërtetohet me dokumente, me borderotë dhe me sigurimet shoqërore të paguara çdo muaj.
FK Partizani është një shoqëri aksionare që kontrollohet dhe auditohet çdo vit sipas rregullave financiare të UEFA-s në kuadër të procesit të licencimit dhe prej rreth 10 sezonesh merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane.
Në vend që të japë llogari se si tjetërsoi gjithë pronat e këtij klubi legjendar, si zhduku një kompleks modern në rrugën “Frosina Plaku” me firmat e tij, ka guximin të përmendë Partizanin në (për)daljet e tij publike. Nuk mjafton që Gaz Demi mori vetëm një stemë dhe tani, përveçse mban klubin, ka ndërtuar edhe kompleksin sportiv, me stadium, hotel, restorant dhe anekse të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e ekipit, por duhet të dëgjojë edhe dënglat e një shpifaraku të njohur dhe të damkosur familjarisht për “korrupsion madhor”.
Kësaj i thonë të kesh 2 b… (jo Berishë); një ta çash, një ta mbash. Veç që është i detyruar të përballet me shpifje në gjykatë, por të paktën ta mbajnë familjarët të mbyllur në shtëpi, se është bërë gazi i dynjasë dhe dordolec që tremb vetëm demokratët kur e shohin. Njeriu ka të drejtë të jetë budalla, por jo të abuzojë me këtë të drejtë. PD-ja e tij mund të përdorë fjalët e Ruzveltit për Somozën: “Është vërtet budalla, po është budallai ynë”… i pafshin hajrin!
Dhe po të ishte vetëm budallallëku, hajt mo, do ta tallnim, siç tallën shqiptarët. Këtu duhet të citoj Brehtin: “Kush nuk njeh të vërtetën është vetëm budalla, por kush e njeh dhe e quan atë gënjeshtër, atëherë ai është kriminel.” Tamam për Saliun.
Të vjen keq, nga një anë, që ka rrjedhur kaq shumë, sa jo vetëm që nuk e beson njeri, por tallen me të duke treguar me gisht: “Doli prapë ky tuafi.”
Me kë merrem dhe unë, me një gënjeshtar patologjik mediokër. Dhe nëse këtij mediokri i heqin gënjeshtrën, thotë Ibseni, i rrëmbejnë lumturinë.
Dhe në fund dua ta mbyll me një barsoletë. Thonë që, kur vajti në një vend arab me delegacionin presidencial, rregulli i tyre ishte që të bëheshin synet. Për 10 minuta mbaronte çdo anëtar delegacioni. Kur erdhi radha e doktorit president, procedura e synetit vazhdoi me orë të tëra. Shoqëruesit e tij, të shqetësuar, hynë në sallë dhe po ziheshin me mjekët. “Nuk dimë nga ta kapim, se është komplet karizmatik”, u justifikuan ata…
Dhe në mbyllje duhet të shtoja edhe fjalinë që Riçard Niksoni i thotë Ajzenauerit: “Zotni, erdhi koha që ose duhet të shëroheni, ose duhet të largoheni nga karrigia juaj…”
FILIP ÇAKULI
KRYETAR I BORDIT
FK PARTIZANI
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



