E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku e dinte Basha që do kapej sot në Durrës “Toyota Yaris” me 1.5 milionë euro?
Publik News

Ku e dinte Basha që do kapej sot në Durrës “Toyota Yaris” me 1.5 milionë euro?

 Ja çfarë tha të enjten në kuvend

Kreu i Partisë Demokratike, të enjten në Kuvend në fjalimin e tij bëri një denoncim, dhe deklaroi se një prej deputetëve ka porositur një “Toyota Yaris”

 

Ai ju dejtua Taulant Ballës dhe i tha se ai kishte porositur një makinë “Toyota Yaris”.

“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”, ishte kjo deklarata e Bashës të enjten në Kuvend.

Nuk dihet ende se çfarë informacioni ka pasur Basha dhe nëse sekuestrimi sot të ketë lidhje me këto deklarata.

https://www.facebook.com/100003691968810/posts/1336381839828202/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.