E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku ta dinin Rama dhe Manastirliu  se po promovonin  publikisht mjekun pervers Dervish Hasi?!
Lajme

Ku ta dinin Rama dhe Manastirliu se po promovonin publikisht mjekun pervers Dervish Hasi?!

Më 23 janar 2019 në rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi”, që ndodhet pranë xhamisë “Xhura”, në afërsi të zonës së njohur si “Oxhaku” në Tiranë, automjeti i mjekut Dervish Hasi është shkatërruar me lëndë eksplozive. Dyshimet ishin për shkak të pazareve të prishura në trafikun e armëve.

Çuditërisht, SPAK, nuk ka mundur të provojë lidhjet kriminale të mjekut dhe të birit të tij edhe pse bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku, ka dhënë informacione të besueshme rreth implikimit të tij.

Me një kontroll të thjeshtë në rrjetet sociale, duket se mjeku Dervish Hasi është promovuar nga kryeministri Rama dhe ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas një ndërhyrje kirurgjikale, së bashku me kolegë të tij, në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Askush nuk mund të thotë se kryeministri dhe minstrja duhet të dinin potencialin e perversiteti të mjekut, i cili së fundi është arrestuar për abuzim seksual me një minorene.

Por mjeku në fjalë ka qenë një personazh i mirënjohur për policinë dhe prokurorinë kohë para se kryeministri i vendit ta promovonte atë publikisht.

Image

Si njeriu më i informuar në vend, Rama edhe mund ta shmangte nga promovimi një personazh mbi të cilin rëndonin akuza për trafiqe armësh e municionesh për grupet kriminale brenda dhe jashtë vendit.

Image

Por çuditërisht Rama e gjen veten gjithmonë në krahë të kriminelëve, përdhunuesve dhe trafikantëve .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.