E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuçovë/ Tjetër aksident me vdekje, zetori del nga rruga; ndërron jetë 55-vjeçari
Lajme

Kuçovë/ Tjetër aksident me vdekje, zetori del nga rruga; ndërron jetë 55-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Kuçovë.

Aksidenti ndodhi në fshatin Perondi, ku mësohet se një zetor nga dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 55-vjeçari me inicialet R.K i cili drejtonte mjetin bujqësor.

“Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dyti me pasojë vdekje sot. Një 24-vjeçar humbi jetën në Bypassin e Vlorës pasi u përplas me pjesën shkëmbore në anë të rrugës, ndërsa pasagjeri 23-vjeç ndodhet në spital.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.