E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukës, një i plagosur me thikë, tjetri me sende të forta nga sherri
Lajme

Kukës, një i plagosur me thikë, tjetri me sende të forta nga sherri

Një sherr ka ndodhur mes dy personave në Kukës, të cilët kanë mbetur të plagosur, njëri me thikë dhe tjetri me sende të forta.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr. 3, Kukës, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. C., ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me sende të forta.

Për pasojë, shtetasi A. C. është ka mbetur i plagosur me thike dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policise: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Më datë 15.06.2024, në lagjen nr. 3, Kukës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. K. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin A. C., i cili e ka goditur me sende të forta, shtetasin E. K..

Si pasojë, shtetasi A. C. është dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi i arrestuar E. K. është dëmtuar me sende të forta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.