Kulluri i mbyll derën Berishës dhe Bashës për bashkëpunim me partinë e re “Djathas 1912”
Edvin Kulluri, një prej themeluesve të forcës më të re politike “Djathtas 1912” ka treguar vijat e kuqe me partitë e tjera.
Ai thotë se janë të hapur për bashkëpunim, por sa i takon Lulzim Bashës shprehet se nuk ulen në diskutime me parti imagjinare.
Kulluri tha gjithashtu se Basha diku bën diplomatin në Këshillin e Europës, e diku analistin nëpër media.
Ai tregon se vetëm nëse Basha heq dorë nga përballja në gjykata për vulën e PD dhe krijon një parti, do ulen të diskutojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Bën diku diplomantin në Këshillin e Europës, diku analistin, kur të kenë një subjekt do ulemi të flasim ca na bashkon ca na ndan. Jo me parti imagjinare, nëse do e bëjnë parti dhe do heqin dorë nga qëndrimi jashtë dyerve të gjykatave, do bashkëpunojmë me këdo”, u shpreh deputeti.
Kulluri i vë kushte edhe bashkëpunimit me PD. Pa Berishën kryeministër do ulemi të diskutojmë, ky është kusht i panegociueshëm, pastaj nëse këta duan të vazhdojnë aleancën e kullave, amnistinë kundër SPAK, aleancën e listave të mbyllura, ta vazhdojnë, por do rreshtojnë shqiptarët kundër tyre”, vijoi Kulluri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



