E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur “avokatia” e Albtros shkrimtarit, merr peng studiot televizive
Flash

Kur “avokatia” e Albtros shkrimtarit, merr peng studiot televizive

Skena e ndodhur sot më 19 qershor 2026 në emisionin “Shqipëria Live” është pasqyra më e qartë e një sëmundjeje të vjetër që lëngon në hapësirën tonë mediatike: transformimi i opinionistëve dhe shkrimtarëve në avokatë të zellshëm të pushtetit, madje edhe atëherë kur vetë pushteti nuk ua kërkon një gjë të tillë ata lëpihen deri në neveri.

Përplasja mes shkrimtarit Albatros Rexha dhe moderatores Sidorela Gjoni nuk ishte thjesht një debat i shëmtuar televiziv. Ajo ishte përplasja mes dy botëkuptimeve: asaj të një gazetarie që guxon të bëjë pyetje për investimet strategjike (si ato në Zvërnec dhe Sazan) dhe asaj të një pseudoanalisti që mision parësor ka mbrojtjen e figurës së kryeministrit me bullizues në Europë nga “lëndimi” mediatik.

Gjëja më absurde në të gjithë këtë dinamikë është përdorimi, ose më saktë keqpërdorimi, i fjalës “bullizim”. Të pretendosh se një kryeministër – njeriu që ka në dorë të gjitha timonet e pushtetit dhe njihet botërisht për natyrën e tij dominuese, fyese dhe bullizues në debate – është “bullizuar” nga pyetjet e një gazetareje, është një fyerje për inteligjencën e publikut mesatar.

Fakt: Gjatë intervistës që shkaktoi këtë zhurmë disa ditë më parë, ishte kryeministri Edi Rama ai që zgjodhi të ndërpiste lidhjen direkte pasi u përball me pyetje specifike mbi projektet e Sazanit dhe Zvërnecit.
Të mbrosh këtë ikje nga llogaridhënia duke e shitur si “urtësi” të kryeministrit dhe “joprofesionalizëm” të gazetares, tregon një rreshtim të pastër propagandistik allaalbatrosash.

Kur argumentet shterojnë, rruga e vetme mbetet braktisja e studios dhe viktimizimi. Kjo u duk trashë tek deklarata e e shkrimtar Rexhës: “S’më bëni dot të shaj Ramën… keni mjaftueshëm njerëz që e shajnë Ramën në studio”, zbulon të vërtetën e madhe të “shëtitësve të banaqeve”. Ata nuk vijnë në studio për të bërë analizë neutrale, por vijnë me një axhendë të paracaktuar: ose je me Ramën, ose je kundër tij. Për ta, pyetjet e vështira të gazetares automatikisht përkthehen si “sharrje”.
Në këtë kuadër, reagimi i moderatores Sidorela Gjoni për t’i treguar derën një të ftuari që kërcënon me mosardhje, ishte një akt dinjiteti profesional. Mediat nuk mund dhe nuk duhet të mbahen peng nga kapriciot dhe budallepsja e opinionistëve që përdorin disa lloje statusesh herë si poet e herë si shkrimtar për të bërë rolin e mburojës politike.

Ironia e fundit e deputetit Erald Kapri, i cili e përcolli Rexhën me fjalët “Të fala Edi Ramës”, vulosi më së miri të gjithë atë shfaqje. Kur një pseudo shkrimtar arrin në pikën sa të deklarojë: “Jam çfarë të dua unë… jam shkrimtar, jam hajvan”, thjesht për të mos pranuar se po bën avokatinë e kreut të qeverisë, debatin e ka marrë lumi…
Gazetaria e ka për detyrë të bëjë pyetje të sikletshme, pa pasur frikë se mos “mërzit” apo “bullizon” pushtetarët. Ata që nuk e durojnë dot këtë standard, bëjnë mirë të gjejnë zyra PR-i, sepse studiot e lajmeve s’duhet të jenë kurrë strehëza e rehatshme e mbrojtësve dhe ‘lëpirësve’ të pushtetit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.