E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plas sherri, Lala-Rexhës: Meriton të rrihesh siç të rrahu Buzhala
Lajme

Plas sherri, Lala-Rexhës: Meriton të rrihesh siç të rrahu Buzhala

Debati në studio u tensionua pas deklaratës së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, drejtuar gazetares Klodiana Lala në ambientet e SPAK. Në përplasje u përfshi edhe moderatori Blendi Fevziu.

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion”, ku analisti Albatros Rexhaj dhe gazetarja Klodiana Lala janë përplasur gjatë diskutimit për deklaratën e ish-kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Përplasja nisi teksa Klodiana Lala po kundërshtonte pretendimet e bëra ndaj saj nga Vlora Hyseni. Më herët gjatë ditës, në ambientet e SPAK, Hyseni i ishte drejtuar gazetares me fjalinë: “Si kalon me agjentët serbë në hotele”.

Gjatë diskutimit në studio, Albatros Rexhaj ngriti pikëpyetje mbi deklaratat mohuese të Lalës, duke kërkuar që të merrej në konsideratë edhe versioni i ish-kreut të SHISH.

Debati u përshkallëzua më tej mes dy të ftuarve, ndërsa në një moment ndërhyri edhe gazetari dhe moderatori i emisionit, Blendi Fevziu, i cili i kërkoi Rexhajt të ruante etikën në komunikim.

Përplasja vijoi me tone të forta dhe me akuza të drejtpërdrejta mes dy analistëve/gazetarëve.

Pjesë nga debati në studio:

Rexhaj: Gjykata ka një urdhër sot…

Lala: Atë agjenten tëndë mbaje aty se në fakt meriton të rrihesh siç të rrihte Berati, por unë nuk i ndyj duart e mia me ty. Të lutem kur flas unë mos guxo të ndërhysh.

Rexhaj: Përse duhet të të besojmë ty dhe jo Vlorës. Ejj jam këtu unë. Nuk mundesh të flasësh. (I kthehet Fevziut) Tha ka bërë mirë që të ka rrahur. Mua smë rreh dot askush, ti e mormalizove.

Fevziu: Po më the “or ti” del përjashta. Çohu dhe dil jashtë.

Rexhaj: Ti e normalizove o shok.

Lala: Mos më beso nuk më intereson fare, nuk je në ekuacionin tim. Je komplet i parëndësishëm.

Rexhaj: Të dyja mund të jenë të vërteta, ajo kriminele dhe ti agjente.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.