E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur institucionet trajtohen si objekte kulti
Lajme

Kur institucionet trajtohen si objekte kulti

Në një shtet demokratik, Presidenti, Kryeministri, Kuvendi apo Gjykatat nuk janë objekte kulti, por shërbëtorë publikë që kritikohen, edhe ashpër, pa u përlyer me kode penale. Termi “përdhosje” është aq “llastik”, sa çdo meme, karikaturë apo status në Facebook mund të bëhet pretekst për burg.

Neni 55 i (agjitacion – propagandës) së kohës së komunizmit ishte më i qartë!

Neni 236 i projektit të Kodit të ri Penal.

“Përdhosja e Republikës, Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese ose sistemit gjyqësor, forcave të armatosura apo dëshmorëve të Atdheut, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Për qëllim të këtij ligji me përdhosje do të kuptohet dhunimi i diçkaje të shenjtë, vetive të larta morale apo vlerave të nderuara botërisht, poshtërimi, bërja e padobishme, përçmimi, tallja, përlyerja, apo përbuzja e institucioneve të përmendura në këtë dispozitë”.

Në Belgjikë vetëm përdhosja publike e Mbretit dënohet me burg 6 muaj deri 3 vjet. Në vitin 2021 Gjykata Kushtetuese belge e abrogoi këtë nen si “të kundërt me lirinë e shprehjes”.

Të njëjtën gjë ka bërë Gjykata Kushtetuese holandeze që në vitin 2018.

Nëse ky nen miratohet, të gjithë shqiptarët kanë të drejtë ligjore të kërkojnë strehim politik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.