E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kurorë varri në portë”, drejtuesit të IKMT Shkodër
Lajme

“Kurorë varri në portë”, drejtuesit të IKMT Shkodër

 Emiljan Nika, kërcënohet pas aksioneve për prishjen e ndërtimeve në Velipojë dhe Theth

20 Korrik 2025 | Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse është regjistruar pak ditë më parë në fshatin Sektor të Velipojës. Një 44-vjeçar ka kallëzuar në polici se në kangjellat e portës së banesës së tij ishte vendosur një kurorë funerale, një objekt që zakonisht vendoset mbi varre dhe ka ngjallur alarme serioze për një akt të mundshëm intimidimi apo paralajmërimi të koduar.

Ngjarja u bë publike nga TVA News dhe u shoqërua me reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë identifikuar si objekt të kërcënimit Emiljan Nikën, drejtorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në qarkun Shkodër.

Sipas këtyre reagimeve, akti nuk është një provokim i rastësishëm, por një mesazh i drejtpërdrejtë kërcënues në lidhje me veprimet e fundit të IKMT-së, ku Nika ka qenë figura kyçe në aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje, fillimisht në zonën turistike të Thethit, dhe së fundmi në Velipojë.

Qytetarët kujtojnë se në Theth, Nika është përballur me tensione të mëdha, ndërsa disa biznese u prishën “në mes të ditës, pa paralajmërim dhe pa asnjë njoftim zyrtar”. Tani, me paralajmërimin për një tjetër aksion në Velipojë që pritet të nisë të hënën, situata duket se po tensionohet më tej.

“Vendosja e kurorës së varrit në portë nuk është rastësi – është një kërcënim,” shkruan një komentues për redaksinë e TVA News. “Personi E.N. është Emiljan Nika, drejtori i IKMT Shkodër, i cili ka marrë pjesë në prishjen e ndërtimeve në Theth, dhe tani, ditën e hënë, do të vazhdojë prishjet në Velipojë.”

Ngjarja ngre shqetësime serioze mbi sigurinë e funksionarëve publikë që zbatojnë ligjin dhe përballen me rezistencë nga individë apo grupe të interesuara. Deri tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet mbi incidentin apo mbi masat që po merren për të garantuar rendin dhe sigurinë e punonjësve të IKMT.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.