E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është 36-vjeçari fierak që u vra në Selenicë
Flash

Kush është 36-vjeçari fierak që u vra në Selenicë

Kushëriri vrau me 6 plumba kushëririn, autori i vrasjes së Gjormit arratiset në male

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Dajlan Alliaj në fshatin Gjormë të Vlorës mbrëmjen e sotme (1 Nentor 2025)

Burime nga policia thanë se, 36-vjeçari Alliaj banues në Levan të Fierit, u ekzekutua me 6 plumba.

Ai kishte marrë plagë në kraharor dhe bark, dhe ndërroi jetë në vend.

Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është kusheriri i viktimës, i cili ende nuk është arrestuar, pasi është arratisur në zonat e thella malore të fshatit. Policia e Vlorës ka angazhuar forca të shumta për kapjen e tij.

Dalan Alliaj, që ishte pronari i një servisi makinash në Levan, nuk rezulton i njohur për policinë dhe nuk kishte precedentë penalë. Hetimet paraprake tregojnë se vrasja është kryer me pistoletë, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Vlorë/ Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.