E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është ajo? Ish-i i Mateos hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5
Showbiz

Kush është ajo? Ish-i i Mateos hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5

Një postim i vetëm në rrjetet sociale ka mjaftuar që të ndezë menjëherë diskutimet online. Një foto e publikuar në “Story” nga Eda Likaj ka bërë që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet: valixhja e saj duket gati për një hyrje të mundshme në shtëpinë më të komentuar të momentit.

E njohur për publikun si ish-partnerja e Mateo nga emisioni Përputhen, Eda ka publikuar një imazh që për shumë fansa nuk duket aspak i rastësishëm. Në foto shihet një valixhe e përgatitur, detaj që ka bërë rrjetin të spekulojë se ajo mund të jetë një nga hyrjet surprizë në Big Brother VIP Albania.

Ajo që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është momenti i këtij postimi. Spekulimet shpërthyen pikërisht në një kohë kur Mateo duket se po afrohet gjithnjë e më shumë me Brikena brenda shtëpisë. Një hyrje e papritur e Edës në këtë fazë të lojës mund të ndryshonte rrjedhën e marrëdhënieve dhe të krijonte tensione të reja mes banorëve.

Nëse këto aludime rezultojnë të vërteta, prania e saj do të ishte një nga momentet më të forta të spektaklit, duke tronditur ekuilibrat dhe duke vënë në provë raportet që janë krijuar deri tani.

Megjithatë, deri në spektaklin e radhës “Prime”, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh dhe nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Ndërkohë, publiku mbetet në pritje, me sytë nga dera e kuqe për të parë nëse surpriza e radhës do të jetë pikërisht Eda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.