Kush është biznesmeni që vdiq nga akdidenti dje
Arjan Fesko 46 vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident në zonën e ‘Bishtit të Zhurit’ në afërsi të Rrogozhinës.
46-vjeçar humbi jetën për shkak se mjeti i tij doli nga rruga pas përplasjes me trafikndarësen.
Bëhet me dije se viktima është Arjan Fesko me vendlindje në Prizren dhe kishte dokumenta angleze.
Fesko ka qenë biznesmen në fushën e transporteve, transportonte persona dhe mallra nga Anglia drejt Shqipërisë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.
“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç. Vijon puna me grupin hetimor dhe sherbimet e policisë për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes,” njoftoi policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



