E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është biznesmenin nga Tirana që bleu 50 mijë euro pashaportën greke
Lajme

Kush është biznesmenin nga Tirana që bleu 50 mijë euro pashaportën greke

Greqi- Një tjetër rast falsifikimi identiteti është zbuluar nga dosja hetimore e skandalit të madh që ka përfshirë Greqinë, ku kriminelë shqiptarë janë pajisur me identitet tjetër për t’iu shmangur drejtësisë. Një 49-vjeçar shqiptar në vitin 2015 i kishte paguar 50 mijë euro grupit kriminal dhe kishte siguruar një kartë identiteti dhe një pasaportë, me të cilat udhëtoi drejt Londrës bashkë me familjen e tij dhe aty ngriti një biznes.

Biznesmeni shqiptar në 6 qershor 2021 bashkë me avokatin e tij, një dëshmitar të rremë shkuan në një Komisariat policie në Greqi ku deklaruan humbjen e dokumenteve dhe kërkuan rinovimin e tyre. I vetëdeklaruari si shtetas grek ‘rusopond’ (grek me prejardhje nga Bashkimi Sovjetik) me emrin “Damiar Hasenov”, në fakt nuk dinte asnjë fjalë greqisht dhe komunikoi me oficerët në anglisht.

Kur shqiptari u paraqit duke u prezantuar si Damian Hasenov dhe paraqiti dokumentacionin përkatës, punonjësja e policisë vuri re që disa nga firmat e tij ishin të ndryshme dhe filloi të dyshojë.

Në sistemin elektronik vuri re se fotografitë që ishin vendosur në pasaportat e lëshuara për të ishin të ndryshme. Gjithashtu rezultoi që edhe adresa e banimit që kishte dhënë dëshmitari i rremë, ishte false.

Pas një procedure hetimore, 49-vjeçari zbuloi se ishte nga Shqipëria dhe quhet N. E., lindur në Tiranë. Menjëherë ndaj tij nisi ndjekja penale për falsifikim dhe u informua sektori për Çështjet e Brendshme për rastin. E çuditshmja është se grupi kriminal nuk i la këto të dhëna të falsifikuara të shkonin dëm.

Disa ditë pas zbulimit të rastit, u zbulua se këto të dhëna ishin përdorur për nxjerrjen e një karte identiteti tjetër nga Komisariati i Distomos. Madje drejtuesi i Komisariatit Aspropirgo telefonoi drejtuesin e policisë në Axarnon që zbuloi identitetin e dyfishte të shqiptarit, por edhe drejtuesin e policisë në Distomo që kishte nxjerre kartë identiteti në emrin Damiar Hasenov, duke kërkuar informacion përtej kompetencave të tij.

Ndërkohë kanë dalë për mase sigurie 13 të arrestuarit e parë, nga të cilët vetëm tre janë lënë në “Arrest në burg”, një punonjëse policie, një punonjëse e gjendjes civile dhe një shtetas shqiptar. Pritet të merret masa edhe për 7 të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.