E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është ‘GN’ që priste në Shqipëri, dërgesën 3 milionë euro kokainë?!
Lajme

Kush është ‘GN’ që priste në Shqipëri, dërgesën 3 milionë euro kokainë?!

Ditën e djeshme të gjitha mediat në Maltë por edhe shumë të tjera europiane, njoftuan për një super aksion të suksesshëm të policisë ku si pasojë u kap një ngarkesë kokaine prej 24 kilogramë me vlerë 3 milion euro. Ngarkea i përkiste një linje tashmë të konsoliduar të drogës së shtrenjtë dhe të përmendur edhe në raportin e fundit të DASH, Amerika Latine-Shqipëri.

Por ajo që ra në sy gjatë sekuestrimit të kokainës ishte fakti se pakot me kokainë kishin përsipër inicialet GN, që nënkuptojnë pritësin në Portin e Durrësit në Shqipëri. Për arsye hetimi nuk jepet emri i kompanisë shqiptare që priste kontenierin, por antidorga në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL dhe DEA-n amerikane ka nisur një hetim të gjerë, për të zbuluar personat që dyshohet se mund të fshihen pas kësaj linje të trafikut të kokainës. Kush është `GN` që priste në Shqipëri, një sasi kaq të madhe kokaine?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.