Kush ishte polici i burgjeve që humbi jetën në aksident. Mesazhet prekëse të kolegëve
1Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur rreth orës 3 të natës në kryeqytet. Cenollari po drejtonte një mjet tip “Honda” kur u godit nga mjeti tip “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas policisë ishte i dehur dhe hyri me semafor të kuq dhe shpejtësi të lartë. Si pasojë e goditjes, Cenollari dhe pasagjeri i tij Ali Bejo humbën jetën.
Mësohet se Cenollari ishte polic i burgjeve, përkatësisht forcës operacionale dhe pas punës punonte si taksist për të siguruar disa të ardhura më shumë.
Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh teksa i shpreh ngushëllimet familjes. Ajo shkruan se gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës në metropol, kishte detyruar kolegun, që të punonte si taksist.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



