Kush po e pengon krijimin e KLP-së?/ Përgjigjet Ulsi Manja
Emërimi i kryeprokurores së përgjithshme, Arta Marku, ishte një process i cili nuk u prit mirë nga opozita, që pak ditë më parë organizoi dhe protestën e parë duke paralajmëruar protesta të tjera në janar.
I ftuar në studion e emisionit “Byro Politike”, kreu i Komisionit të Ligjeve dhe njëherësh deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, është shprehur se kandidatuat e shoqërisë civile ende nuk janë gati për të ngritur Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
“Kandidaturat e shoqërisë civile ende nuk janë depozituar në Kuvend për shqyrtim. Shoqëria civile është në fazën kur avokati i popullit është duke i përzgjdhur ata”,-deklaroi Ulsi Manja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



