E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi miraton 5 anëtarë të Bordit të Bankës së Shqipërisë, mbetet edhe një
Lajme

Kuvendi miraton 5 anëtarë të Bordit të Bankës së Shqipërisë, mbetet edhe një

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me votat e pozitës 5 anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke i dhënë fund ngërçit dy mujor të mosfunksionimit të këtij Këshillit për shkak të mungesës së kuorumit.

Pesë anëtarët e rinj të përzgjedhur janë Ridvan Bode, Artan Hoxha, Suela Popa, Luljeta Minxhozi, Edlira Luçi. Nuk është votuar ende kandidatura e Arben Malajt, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisonin e Ekonomisë pak ditë më parë për shkak se ishte jashtë vendit dhe nuk ka prezantuar platformën, si rrjedhojë nuk mund të bëhet ende votimi në Kuvend.

Në total, Këshilli Mbikëqyrës ka nëntë anëtarë, shpjegon Monitor, por vetëm gjashtë prej tyre u kishte mbaruar mandati. Tre anëtarët e tjerë janë Gent Sejko, që është aktualisht dhe guvernator i Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, që është zv/guvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë dhe z.Tonin Kola.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.