E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është shoferi që kërkonte Bashkia e Fierit, sepse transportoi  familjen me koronavirus
Publik News

Ky është shoferi që kërkonte Bashkia e Fierit, sepse transportoi familjen me koronavirus

Bashkia e Fierit ditën e djeshme ka nxjerrë njoftimin për të gjetur shoferin i cili ka transportuar familjen e Eduart Sulo, që janë të prekur nga koronavirusi.

Në komentet që janë bërë në faqen e bashkisë, një komentues ka bërë të ditur emrin e shoferit dhe targën e makinës që është përdorur për transportin e familjes së infektuar.

Sipas komentuesit, shoferi quhet Fatmir Krasniqi, ndërsa mjeti që ka transportuar familjarët e Eduard Sulo është një Benz ngjyrë gri, me shifrat e targës  056.

Qytetari që komenton shprehet se Eduard Sulo, i infektuar me koronavirus ka dy ditë që shkon në ambulancë dhe në Drejtorinë e Shëndetit Publik, por asnjë nuk e merr në dorëzim për ta kuruar.

Ndërsa për shoferin nuk dihet ende nëse është paraqitur në spital, edhe pse duhet ta bëjë sa më shpejtë për të mos rrezikuar persona të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.