Laboratori i Anatomi Patologjisë në QSUT, vatër neglizhence dhe korrupsioni
Gazetari bën denoncimin e fortë
Në zemër të spitalit më të madh të vendit, QSUT, Laboratori i Anatomi Patologjisë duhet të jetë vendi ku vendosen diagnoza jetësore që përcaktojnë fatin e pacientëve. Sipas gazetarit Osman Stafa, ky laborator është kthyer në një vatër neglizhence të papranueshme dhe korrupsioni të frikshëm, që rrezikon drejtpërdrejt jetën e njerëzve.
Ai shkruan se një pacient 79-vjeçar, i dyshuar për sëmundje të rënda hematologjike, është detyruar të përsërisë biopsinë e palcës së kockës, pasi mostra e parë është humbur në laborator – një gabim që i kushton atij muaj të tërë pa diagnozë dhe trajtim.
Postimi i plotë:
📍 Laboratori i Anatomi Patologjisë (biopsitë) në QSUT, një vatër neglizhence dhe korrupsioni.
Një pacient 79-vjeçar, me dyshim për sëmundje të rëndë hematologjike, është detyruar të bëjë dy herë biopsinë e palcës së kockës. Arsyeja? Sepse e para, e kryer në gusht 2022, është humbur në laboratorin e Anatomi Patologjisë.
Vetëm më 1 dhjetor 2022 iu mor përsëri materiali i ri për analizë, duke lënë kështu pacientin 4 muaj pa përgjigje dhe pa mundësi për trajtim të saktë.
Në fletën zyrtare të biopsisë shkruhet hapur:
👉 “Biopsia e parë apo e përsëritur: e dytë, e humbur në laborator”.
Humbja e një materiali biologjik të tillë, që përcakton diagnoza jetike si neoplazitë mieloproliferative dhe myelofibrosis, është neglizhencë kriminale.
Kjo vonesë është e barabartë me një dënim me vdekje të ngadaltë për pacientët, të cilët humbin muaj të çmuar për fillimin e terapisë.
Ky rast tregon qartë dështimin e menaxhimit të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që kanë kthyer spitalin më të madh të vendit në një laborator ku biopsitë humbin, ndërsa pacientët rrezikojnë jetën.
Por Laboratori i Anatomi Patologjisë është i veshur me korrupsion të frikshëm. Kanë marrë lekë frikshëm në atë shërbim. Dhe une ditë pas dite do i vërtetoj me dokumenta, prova, e dëshmi. Ajo që është bërë me biopsitë, është më shumë se kriminale, është ç’njerëzore.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



