Lajm i jashtëzakonshëm, Siria njeh Kosovën
Një ngjarje e jashtëzakonshme është regjistruar sot në arenën ndërkombëtare: Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ky akt përbën një moment historik dhe diplomatik të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës, duke shtuar edhe një vend tjetër në listën e njohjeve ndërkombëtare.
Njohja vjen pas një angazhimi të jashtëzakonshëm politik e diplomatik të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila prej muajsh ka zhvilluar kontakte intensive me përfaqësues të vendeve mike për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
Ky është një sukses i madh në politikën e jashtme, që kontribuon drejtpërdrejt në paqen dhe stabilitetin rajonal.
Njohja nga Siria konsiderohet si një nga zhvillimet më të rëndësishme ndërkombëtare të ditëve të fundit dhe një dëshmi e përpjekjeve të pandalshme të institucioneve të Kosovës për rritjen e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetit të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



