Lajmi FUNDIT/Gruaja tenton vetëvrasjen në Fier, kërcënon të hidhet nga kati i katërt
Një grua në Fier, ka hipur në tarracën e një godine në Fier, prej nga kërcënon të vetëhidhet. Lindita Maloku, 47 vjeçe, kërcënon se do të hidhet nga kati i katërt i ish-shtëpisë së Ushtarakëve në Fier, ku gjenden edhe disa zyra partish.
Ajo është nëna me 2 fëmijë të sëmurë jeton në stallën e kuajve
Lindita Maloku është një grua e divorcuar dhe jeton në këto kushte ekstreme bashkë me dy fëmijët e saj, 18 dhe 21 vjeç. Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë “banesë” prej vitesh.
Edhe herë të tjera kjo grua ka tentuar të vrasë veten.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe Ambulanca.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



