Largohet Lamallari, Begaj dekreton emërimin e Ervin Demos
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dekretet për ndryshimin në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Përmes njërit prej dekreteve, kreu i shtetit ka vendosur shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.
Në të njëjtën ditë, Presidenti Begaj ka dekretuar edhe emërimin e Ervin Demos në krye të kësaj ministrie.
Me hyrjen në fuqi të dy dekreteve presidenciale, Ervin Demo merr zyrtarisht drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.
Ndryshimi në krye të ministrisë vjen përmes vendimeve të formalizuara nga Presidenti i Republikës, i cili ka dekretuar njëkohësisht përfundimin e detyrës për Lamallarin dhe emërimin e pasuesit të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



