E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Largohet zyrtarisht një futbollist nga Bylisi, pritet “divorci” edhe me një lojtar tjetër
Publik News

Largohet zyrtarisht një futbollist nga Bylisi, pritet “divorci” edhe me një lojtar tjetër

MERKATO – Ballshiotët do të kërkojnë që të bëjnë afrime cilësore e madje me shumë gjasa do të shikohet tregu i huaj, por ndoshta edhe Maqedonia apo Kosova si dhe Greqia me lojtarët shqiptarë që luajnë aty. Ndërkohë që duhet theksuar se ballshiotët nuk heqin dorë edhe nga ndonjë element i talentuar që është aktivizuar në kampionatin shqiptar, në Kategorinë e Parë apo te moshat. Pritet që afrimet e janarit të jenë 3 ose katër futbollistë.

LARGIMET – Mishel Mbiobe është largimi i parë i Bylisit, i cili ka marrë edhe dokumentet javën e shkuar. Ndërkohë, në dyshim është edhe Turabov, azerbajxhanasi që është huazuar nga skuadra e Sabah në verë. Familja e lojtarit ka kërkuar që të jetë më pranë, ndërsa trajneri Dovedan e ka pasur në planet e veta, ndonëse ka pësuar tri dëmtime gjatë pjesës së parë të sezonit.
Bylis

Ka gjasa që edhe ai mund të largohet dhe të rikthehet në Azerbajxhan. Ndërkohë, presidenti Kapllanaj, i kontaktuar dje nga gazeta, ka pohuar se në lidhje me argjentinasin Adrian Diego Celis pritshmëritë kanë qenë të mëdha. Sot do të ketë një takim mes presidentit Kapllanaj dhe lojtarit, ku do të vendoset sipas kushteve nëse do të qëndrojë apo jo në Ballsh, ndonëse ka kontratë deri në fund të sezonit.

Është zyrtarisht i larguar Frederik Opoku, i cili nuk bindi në pjesën e parë të sezonit në Ballsh. Rreth këtyre lojtarëve do të përqendrohet edhe merkatoja e skuadrës ballshiote, e cila ka nisur negociatat prej javësh, duke qenë se periudha është njëmujore deri në rinisjen e kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.