E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lea Ypi në krah të protestuesve, ndan pamje nga tubimi
Lajme

Lea Ypi në krah të protestuesve, ndan pamje nga tubimi

Akademikja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka reaguar sërish në lidhje me protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë, duke shprehur publikisht mbështetjen e saj për tubimin masiv që prej ditësh po mbledh mijëra njerëz në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ypi publikoi një fotografi nga protesta e zhvilluar përballë Kryeministrisë, ku shihen qytetarë të shumtë të mbledhur në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë. Krahas imazhit, akademikja ka zgjedhur të përcjellë një mesazh të shkurtër, por me ngarkesë të qartë simbolike: “Shumë krenare”.

Publikimi u shoqërua edhe me këngën patriotike “Dua më shumë Shqipërinë”, një detaj që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të saj dhe nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ky nuk është reagimi i parë i autores në mbështetje të protestës. Deklarata e saj vjen në një moment kur demonstratat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijojnë prej më shumë se një jave në Tiranë, me pjesëmarrje të lartë qytetare dhe aktivitete të përditshme në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Aaf7c99a 4d3d 44b3 9407 576d9da5ee1e

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.