E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lefter Koka mbetet në burg, GJKKO nuk ndryshon masën e arrestit për ish-ministrin e Mjedisit
Lajme

Lefter Koka mbetet në burg, GJKKO nuk ndryshon masën e arrestit për ish-ministrin e Mjedisit

Në mes të dhjetorit 2021, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg ish-ministrin: “Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Lefter Haki Koka me vendimin Nr. 100, datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhej ne vendimin e siguruar nga Panorama.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e incineratorëve, ndërsa GJKKO caktoi në datën 16 dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgimin e 313.

SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit.

Ndërkohë në kërkim janë dhe administratorët e firmave fituese të incineratorit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Lefter Koka ka shërbyer si ministër i Mjedisit në qeverinë “Rama” përgjatë viteve 2013-2017 dhe më pas ka qenë deputet deri në vitin 2021. Kujtojmë që Lefter Koka u rizgjodh deputet i qarkut të Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit, por hoqi dorë nga mandati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.