E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizja e re Salianji-Alimehmeti, shpresa e fundit për ta shpëtuar PD-në
Lajme

Lëvizja e re Salianji-Alimehmeti, shpresa e fundit për ta shpëtuar PD-në

Rama, Berisha, oligarkët dhe krimi kanë marrë peng Shqipërinë

Pedagogu dhe analisti Roland Bejko foli sot për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke vënë në qendër të vëmendjes lëvizjen e re të udhëhequr nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti.

Sipas tij, kjo është shpresa e fundit për të shpëtuar PD-në, përballë ndikimit të Berishës, i cili sipas Bejkos, po përpiqet me çdo mënyrë të shkatërrojë këtë frymë të re që nuk ka pasur asnjë mundësi të konsolidohet ende.

“Berisha po vepron si gjithmonë si përçarës i së djathtës. Ai nxori nga historia studentët e Dhjetorit dhe tani përpiqet të bllokojë çdo iniciativë të re,” tha Bejko, duke vënë në dukje se kreu i PD-së po përdor taktika të njohura historikisht edhe më parë, për të mbajtur partinë nën kontroll.

Analisti kritikoi gjithashtu koalicionin e rrezikshëm ndërmjet Ramës, Berishës, oligarkëve dhe krimit të organizuar, duke e përshkruar Shqipërinë si peng të një blloku pushteti ku politika dhe interesi kriminal ndërthuren për të mbajtur vendin nën kontroll.

“Rama dhe Berisha, bashkë me oligarkët dhe krimin e organizuar, kanë marrë peng Shqipërinë,” tha ai, duke i vendosur dy figurat historikisht kundërshtare në të njëjtën anë të barikadës së interesave.

Megjithatë, Bejko sheh dritën e shpresës te lëvizja e re brenda PD-së, e cila mund të sjellë gjeneratë të re politikanësh, larg ndikimit të Berishës dhe praktikave të vjetra të tranzicionit.

Sidoqoftë, rruga nuk është e lehtë: tradhtarët dhe “armiqtë e brendshëm” mbeten një kërcënim i vazhdueshëm për çdo proces reformimi.

Bejko përfundoi me një paralajmërim të fortë: Berisha është i zbuluar dhe strategjia e tij nuk funksionon më në një realitet të ndryshuar, ndërsa Salianji dhe Alimehmeti përfaqësojnë mundësinë e fundit për të rifilluar një PD të hapur dhe të fuqishme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.