E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizje në burgun e Durrësit, emërohet drejtori i ri (EMRI)
Flash

Lëvizje në burgun e Durrësit, emërohet drejtori i ri (EMRI)

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës ka nisur javën me lëvizje të rëndësishme në strukturat drejtuese. Indrit Cërloj është prezantuar zyrtarisht si drejtori i ri i burgut të Durrësit, duke marrë detyrën pas periudhës tranzitore ku institucioni drejtohej nga Edmond Llabanaj në komandim.

Cërloj vjen nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Durrës, ku ka ushtruar funksionin e drejtuesit dhe është angazhuar në kontrolle sanitare, inspektime shëndetësore, si dhe menaxhimin e fushatave të rëndësishme gjatë periudhës së pandemisë. Përveç karrierës profesionale, ai njihet edhe për aktivitetin e tij në jetën publike të qytetit, si ish-anëtar i Këshillit Bashkiak.

Emërimi i tij shihet si pjesë e një riorganizimi më të gjerë në sistemin e burgjeve dhe forcimit të administrimit në këtë sektor. Burime nga drejtoria e përgjithshme bëjnë me dije se priten edhe lëvizje të tjera në varësinë e institucioneve penale gjatë javëve në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.