E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish drejtori i burgut të Durrësit
Lajme

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish drejtori i burgut të Durrësit

Është arrestuar Indrit Cërloj, vetëm një ditë pasi u shkarkua nga detyra e drejtorit të Burgut të Durrësit, në kuadër të hetimeve për arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci.

Mësohet se arrestimi lidhet me dyshime për shkelje të rënda në ushtrimin e detyrës, që dyshohet se kanë favorizuar ose lehtësuar arratisjen nga paraburgimi.

Cërloj pritet të merret në pyetje nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë dhe rolin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Arratisja e Altin Ndocit ka tronditur sistemin dhe ka nxitur reagime të forta, duke sjellë lëvizje të menjëhershme në strukturat drejtuese të burgjeve. Hetimet janë në zhvillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.