E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizje në krye të IKMT dhe Prefekturës së Tiranës
Lajme

Lëvizje në krye të IKMT dhe Prefekturës së Tiranës

Pas largimit të Dallëndyshe Bici nga posti i Kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, një tjetër riorganizim pritet të prekë institucionet qendrore.

Bici mbajti këtë detyrë për 18 muaj. Në vend të saj u komandua Adriatik Kupi, një emër i njohur në administratën publike. Ai ka qenë më parë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë dhe më pas drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Megjithatë, burime për Publik.al bëjnë me dije se në krye të IKMT-së pritet të emërohet Afrim Qendro.

Në të njëjtën kohë, një tjetër lëvizje pritet në Prefekturën e Tiranës. Afrim Qendro do të lërë detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, ndërsa në vend të tij pritet të emërohet Shkëlqim Hajdari.

Kujtojmë se Afrim Qendro është aktualisht nën hetim nga SPAK.

Burime pranë institucioneve qendrore bëjnë me dije se këto ndryshime mund të formalizohen shumë shpejt, si pjesë e një riorganizimi më të gjerë në administratën shtetërore.

Shkëlqim Hajdari ka mbajtur më herët funksione të rëndësishme publike, përfshirë detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, si dhe ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.