Lëvizjet në Shëndetësi, emërohet drejtoresha e re e ISHP-së
Dorina Toci është emëruar zyrtarisht si drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Ajo do të pasojë në këtë detyrë
Eugena Tominin, e cila është ngritur në detyrë si zëvendësministre e Shëndetësisë.
Përpara këtij emërimi, Toci ka qenë pjesë e strukturave të ISHP-së, duke mbajtur pozicionin e shefes së sektorit të njësisë së performancës së shëndetit publik, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në monitorimin dhe përmirësimin e indikatorëve të shëndetit në nivel kombëtar.
Emërimi i saj vjen në një kohë kur sektori i shëndetësisë publike ka një rëndësi të veçantë, për shkak të sfidave të vazhdueshme me sëmundjet infektive, imunizimin dhe menaxhimin e emergjencave shëndetësore.
Instituti i Shëndetit Publik mbetet një nga strukturat kyçe për ruajtjen e shëndetit të popullatës dhe parandalimin e epidemive në vend, ndaj drejtimi i tij kërkon ekspertizë të lartë dhe vizion të qartë.
Me përvojën e saj në fushën e shëndetit publik, Dorina Toci pritet të sjellë një qasje teknike dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete në përmirësimin e shërbimeve dhe ndërhyrjeve të shëndetit publik në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



