Lezhë/ Përleshje për pronësi mes 2 familjeve në Torovicë, babë e bir plagosin rëndë me kosore 47-vjeçarin!
Lezhë- Konflikti mes familjeve me motive pronësie, ka përfunduar në përleshje me sende të forta e prerëse, dhe për pasojë një prej tyre përfundoi i plagosur rëndë në spital
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Balldresë, në fshatin Torovicë, në Lezhë, mbrëmjen e sotme (27 Tetor). Dy persona, Sokol dhe Nikolin Boga, babë dhe bir, janë përleshur me një 47-vjeçar.
Ky i fundit po merr mjekim në spitalin e qytetit dhe ka dëmtime serioze nga një mjet prerës bujqësor, kosore. Po kështu i lënduar mbeti edhe Nikolin Boga, kurse i ati u arratis nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim. I biri po mjekohet dhe më tej do shoqërohet në Komisariat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



