Lezhë, plumba kallashi lokalit të një shtetasi
Lezha është “zgjuar” mëngjesin e sotëm nga breshëri plumbash që janë qëlluar drejt një lokali.
Ngjarja ka ndodhur në orën 06.30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale. Lokali në drejtim të të cilit u qëllua me breshëri arme zjarri është në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



