E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Linda Rama “bashkëpunon” me drejtësinë amerikane, 6 orë pyetje për transaksionet misterioze
Drejtësi

Linda Rama “bashkëpunon” me drejtësinë amerikane, 6 orë pyetje për transaksionet misterioze

Avokati Arben Llangozi ka bërë publike disa pretendime të forta lidhur me një episod që sipas tij përfshin bashkëshorten e kryeministrit shqiptar, Linda Ramën, dhe autoritetet amerikane të drejtësisë.

Sipas Llangozit, duke iu referuar burimeve që ai i cilëson si të sigurta dhe konfidenciale, Linda Rama është marrë në pyetje nga hetues të Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me disa transaksione financiare me vlera të konsiderueshme.

Avokati pretendon se seanca e marrjes në pyetje ka zgjatur rreth gjashtë orë. Gjatë kësaj kohe, sipas tij, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka dhënë shpjegime për disa lëvizje financiare dhe procedura që janë konsideruar të rëndësishme për verifikim nga autoritetet amerikane.

Sipas të njëjtave burime të cituara nga Llangozi, kjo seancë ka ndodhur pas një vizite që Linda Rama ka zhvilluar në SHBA. Në këtë udhëtim, thuhet se ajo ka qenë e shoqëruar edhe nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, si dhe nga djali i saj, Zaho.

Këto pretendime bëhen publike në një moment të ndjeshëm politik në vend, pasi gjatë muajve të fundit disa zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të pushtetit qendror dhe vendor janë përballur me hetime, arrestime apo procedime për çështje që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe abuzimin me fondet publike.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Linda Rama, nga zyra e kryeministrit apo nga autoritetet amerikane lidhur me këto pretendime.

Postimi i plotë:

Sipas disa burimeve të sigurta e kofidenciale, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, është marrë në pyetje nga hetues të Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burimi konfirmon se ajo ka dhënë shpjegime për disa orë në lidhje me disa transaksione financiare me vlera të mëdha.

Mësohet se seanca e marrjes në pyetje ka zgjatur rreth gjashtë orë. Gjatë kësaj kohe, Linda Rama është pyetur nga hetues amerikanë për çështje që lidhen me lëvizje të caktuara financiare dhe procedura të ndryshme që janë konsideruar të rëndësishme për verifikim.

Sipas të njëjtave burime, kjo seancë ka ndodhur pas një vizite që ajo ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë udhëtim, Linda Rama konfirmohet se ka qenë e shoqëruar edhe nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, si dhe nga djali i saj, Zaho.

Këto zhvillime raportohen në një periudhë të ndjeshme politike për qeverinë shqiptare. Gjatë muajve të fundit, disa prej zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të afërt të qeverisë dhe të pushtetit vendor janë përballur me hetime, arrestime apo procedime për akuza që lidhen me korrupsion, shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.