Më 22 maj të këtij viti, ish-zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu dha dorëheqjen, pasi i ati, Eduart Haxhiu, u arrestua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.
Ndërkohë postin e saj e ka marrë zv. ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Aspasjana Kongo, e emëruar sot nga kryeminisri Edi Rama.
zv.ministrja e re e Arsimit, Aspasjana Kongo
Haxhiu i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Rama menjëherë sapo i ati u arrestua. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA, ish-zv.ministren dhe gjithë familjen e saj.
Kujtojmë se, shtetasi Eduart Haxhiu u arrestua bashkë me 24 shtetas të tjerë pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, për të gjithë këta persona si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.