E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reuters: Kriza e energjisë po përshkallëzohet
Lajme

Reuters: Kriza e energjisë po përshkallëzohet

Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull krizës energjetike në Kosovë. Në shkrimin me titull “Banorët ndezin gjeneratorët ndërsa kriza energjetike e Kosovës përshkallëzohet”, Reuters ka marrë dëshmitë e disa bizneseve, të cilët për shkak të kësaj krize mund të falimentojnë.

“Zakonisht paguaj rreth 300 euro për faturën time të energjisë elektrike, por tani po shpenzoj 100-110 euro në ditë për të blerë naftë për gjeneratorin”, tha Xhelal Gashi, duke folur nga furra e tij ku i ka 10 punëtorë.

Më tej Reuters shkruan: “Shumë biznese dhe familje në Kosovë kanë nxjerrë gjeneratorë portativë të energjisë që kur kompania e shpërndarjes së energjisë në vend, KEDS, njoftoi javën e kaluar se do të prezantojë reduktimet e energjisë elektrike prej dy orësh deri në njoftimin e radhës”.

Vendet në të gjithë Evropën po përballen me rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës në mes të rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia.

Kjo është përkeqësuar në Kosovë, ku prodhimi i ulët vendor, për shkak të defekteve teknike dhe motit të ftohtë që rëndon një pjesë të prodhimit në termocentralet në gjendje të keqe, po e detyron vendin të importojë shumë më tepër energji se normalja.

Të premten, qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për 60 ditët e ardhshme, e cila do t’i lejojë asaj të ndajë më shumë para për importet e energjisë dhe ndoshta të prezantojë masa edhe më të ashpra dhe më shumë ndërprerje të energjisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.