Lufta ndaj kriminalitetit dhe Vettingu, Kryeprokurorja Marku marrëveshje bashkëpunimi me Fatmir Xhafën
Kryeprokurorja Arta Marku kërkon nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Report Tv mëson se marrëveshja do te nënshkruhet të premten paradite në zyrën e kryeprokurores Marku.
Kryeprokurorja ka thirrur ministrin Xhafa për nënshkrimin e marrëveshjes. Burime per Report Tv zbulojnë se marrëveshja është e fokusuar në rritjen e eficenës në luftën ndaj kimit, vettingun dhe sistemin e drejtësisë. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar nga Marku që pas marrjes së detyrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



